Një olimpiadë për personat me aftësi ndryshe/ Hysi: Duhet rishikim i kuadrit ligjor! Bullizmi dhe stigma po zhbëhen dita ditës (VIDEO)

Një olimpiadë për personat me aftësi ndryshe/ Hysi: Duhet rishikim i kuadrit ligjor! Bullizmi dhe stigma po zhbëhen dita ditës (VIDEO)

Duke folur mbi grupin “Special Olympics Albania”, drejtori ekzekutiv i lëvizjes sportive ndërkombëtare për personat me aftësi ndryshe, Roland Hysi, theksoi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor.

Ai u shpreh se ligji për sponsorizimin dhe njohja me status të vecantë do t’i vijë shumë në ndihmë “Special Olympics”. 

Ndër të tjera, Hysi u shpreh se bullizmi dhe stigma në raport me këtë kategori personash po zhbëhen dita ditës.

Jemi një grup prej tre vetash, që jemi rithemeluar nga prilli i 2017-ës. Është lëvizja më e madhe sportive ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Për momentin kemi 5 disiplina por shpresoj që të shtohen. Është në mbi 170 vende të botës. Impakti për personat me aftësi të kufizuara është shumë më i madh. Nëse një person tipik kënaqet apo mërzitet kur fiton një trofe. Për atletët tanë është kënaqësi shumë e madhe thjesht fakti i aktivitetit. Nuk kanë në gjak shpirtin e konkurrencës, që më i miri do jetë në konkurs, por e mirëpresim faktin që do angazhohen në një event sportiv. Unë e bëj në mënyrë vullnetare sepse e ndjej. Nëse nuk e ndjen, apo s’ke një person të afërt që ta kuptosh rëndësinë e angazhimit, është mënyrë e mirë sporti, që personat të ndihen të përfshirë përmes aktiviteteve sportive dhe të mos ndihen të ndarë. Në fushë nuk e dallon kush është një person me apo aftësi të kufizuara. Ne mundohemi që lojërat t’i kemi të unifikuara që të thyhet stigma apo ndrojtja. Bullizmi dhe stigma po zhbëhen dita ditës. Tre format e ndihmës, janë përmes fondeve të qeverisë, biznesit dhe fondeve individuale. Të treja nuk janë të rregulluara siç duhet. Ligji për sponsorizimit do t’i vijë në ndihmë. Duhet një rishikim dhe përmirësim i kuadrit ligjor. Që Special Olympics të njihet me status të veçantë që i takon. Edhe donacionet individuale do ishin një ndihmë. Gjatë kohës që bota ishte në lockdown, ne bëmë një program të qëndrojmë të shëndetshëm në kushte të shtëpisë, dhe ishte hera e parë kur atletët udhëzuan qytetarët. Është folur shumë pak ose aspak, për mua është arritja më e madhe. Programi u shpall si më i miri për Europë, Euro-Azi. Ne jemi rrjetet sociale, një adresë email-i ku njerëzit që janë të interesuar të mbështesin kauzën tonë, të na shkruajnë. Është një kauzë që vërtet ia vlen. Nëse institucionet s’do t’u vendosen në ballë atletëve tanë, ata e kanë të pamundur të vetpërfaqësohen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy