
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se gjatë një bisede me Vladimir Putin i ka thënë këtij të fundit se kishte kryer një "gabim historik dhe themelor" duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte "i izoluar".
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe historinë”, tha ai në një intervistë për mediat rajonale franceze.
Macron gjithashtu nuk përjashtoi një vizitë në Kiev së shpejti.
Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.
Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën midis Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.



