
U arrestua sot 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij gjatë një sherri në Volos të Greqisë.
Shqiptari u ndalua në një parking makinash pranë ndërtesës së apartamenteve ku ndodhi krimi të premten.
Mediat lokale raportuan se çifti filloi të grindej në apartamentin e tyre përpara se sherri të vazhdonte në hyrje të ndërtesës, ku burri dyshohet se e goditi me thikë gruan e tij 36-vjeçare, të identifikuar si Mariola N. Mandej ai u largua nga vendngjarja.
Katër fëmijët e çiftit, tre vajza të moshës 18, 16 dhe 6 vjeç, dhe një djalë 13-vjeçar, ndodheshin në apartament kur ndodhi krimi.



