Bedinaj flet me çmime: Në Vlorë janë shtuar netët e qëndrimit. Jemi në kushte emergjente për punëtorë (VIDEO)

Bedinaj flet me çmime: Në Vlorë janë shtuar netët e qëndrimit. Jemi në kushte emergjente për punëtorë (VIDEO)

Kreu i operatorëve turistik për Jugun, Vasil Bedinaj, flet për shtim të netëve të qëndrimit nga ana e turistëve në Vlorë.

Në një intervistë për “MCN Live” ai zbuloi edhe shifrat për netët e qëndrimit, ku deklaroi se në strukturat akomoduese nuk shkon më shumë se 7 mijë lekë të reja çifti, përfshirë mëngjesin.

Sipas tij, Vlora ndodhet në kushte emergjente sa i takon mungesës së punonjësve.

Drupal Ad

Muaji prill ka qenë një muaj i mirë për qytetin e Vlorës, ka një rritje me 15-20%, disa nga strukturat po punojnë me kapacitet 50%.

Është një numër i madh i turistëve francezë.

E kemi konsoliduar sezonin veror dhe po shtrijmë akomodimin dhe për këtë ndikon turizmi kulturor, se turistët kulturor fillojnë nga Veriu në Jug dhe eksplorojnë gjithë Shqipërinë.

Për fatin tonë të mirë kemi disa monumente. Ajo që kemi bërë marketing për të shtuar netët e qëndrimit po ndodh. Tani jemi mirë.

Rritja e numrit të turistëve do të thotë që dhe ne si operatorë jemi me këmbë në tokë.

Ata që abuzojnë me çmimet punojnë disa ditë dhe pjesën tjetër humbasin.

Por rritja e netëve të qëndrimit tregon se ne jemi shumë mirë me ofertat.

Për turizmin kulturor për shtrirjen e sezonit, na intereson të japim oferta të ulëta.

Aktualisht po punohet jo më shumë se 7 mijë lekë nata, apo 3500 lekë për person, përfshirë mëngjesin. Dhe do të qëndrojmë me këto çmime deri në mes të majit.

I kemi fashat sezon i ulët, sezon i mesëm dhe sezon i lartë. Kryesorja për ne është që të rriten netët e çmimit.

Lidhur me çështjen e punonjësve në sektorin e turizmit, Bedinaj shtoi se pjesa më e madhe e punëtorëve shqiptarë janë në Greqi.

Ne jemi në kushte jo të mira për punonjësit, jemi në kushte jo të favorshme dhe emergjente.

Në ditët dhe muajt e fundit, të gjitha strukturat po kërkojnë punëtorë. Jemi mangët me burimet njerëzore.

Po shtrihemi në Lushnjë, Berat, Fier, Gjirokastër, për të gjetur punëtorë.

Kushtet e punës në këtë sektor janë përmirësuar në këtë sektor. Pagat minimalisht janë dyfishuar për sektorin bazë, si sanitarët.

Unë jam minus 100 punonjës sot. Menaxheri i shërbimit e ka pagën 2 mijë deri në 2500 euro, plus dhe bonuset.

Në Vlorë nuk ka të papunë, kush është i papunë nuk do që të punojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy