Producenti dhe aktorja zbulojnë prapaskenat e “Fallit”, një filmi romancë-aksion

Producenti dhe aktorja zbulojnë prapaskenat e “Fallit”, një filmi romancë-aksion

“Falli” është filmi më i ri i zhanrit romancë-aksion, i producentit Marius Dervishi.

Ai zbuloi në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se motivi i filmit ka marrë shkas nga problematikat e përditshme të shoqërisë shqiptare.

Filmi është në zhanrin komedi-romancë,

Në të tre filmat e mi janë nisur nga problematikat aktuale të shoqërisë sonë dhe kam zgjedhur komedinë për ti përcjellë mesazhet që dua.

Puna e fallxhoreve u mor si stimul për faktin se sa i përhapur është ky fenomeni i fallxhoreve dhe thashë ok publiku ka nevojë për të hapur pak sytë për të parë se çfarë bëjnë këta njerëz.

Kështu lindi ideja për të bërë një film komedi për fallxhoret. Marjana Kondi është shumë bashkëpunuese dhe në momentin që e kam përzgjedhur për rolin dhe e ka pëlqyer shumë dhe po bashkëpunimin se si ti jepte jetë me shumë këtij roli, nuk do e bënte më mirë dikush se ajo.

Nga ana tjetër aktorja kryesore e filmit, Selma Bakalli, thotë se roli që ajo luan, mëton të tregoj se dashuria shpirtërore vlen shumë para asaj shpirtërore.  

Luaj rolin e një vajze sipërfaqësore e cila dashurohet ose kalon një aventurë me një djalë të thjeshtë i cili vjen nga një provincë dhe vajza merr pjese në këtë aventura vetëm në saje të parave.

Unë jam aktore teatri dhe në përgjithësi u jepen role të vajzave të reja, joshëse. Duke e zbërthyer rolin dhe duke hyrë më në brendësi të rolit, kuptova pikat kyçe që aktorja kalonte, ndryshonte si person dhe me doja ta trajnonim në këtë lloj mënyrë rolin. Mendoj se është një realitet që u ndodh tërë vajzave dhe mendoj se është një frymëzim që pse jo dashurinë mund ta gjejmë edhe në forma të ndryshme jo materiale, por shpirtërore.  

Filmi lë një lloj intrige në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy