
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një banesë në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4-katësh. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë dy të moshuar, të cilët janë nxjerrë në kohë, të ndihmuar nga forcat zjarrfikëse dhe nga fqinjët e tyre.
Gazetarja Evi Gjini në një lidhje telefonike me MCN Live tha gjithçka në apartament është e djegur.
Zjarri ka rënë pas orës 22:00. Zjarri i rënë në katin e tretë ka rrezikuar jetën e të gjithë banorëve, për shkak se pjesa më e madhe e tyre kanë qenë persona mbi 70-vjeç. Ka qenë e moshuara e para që ka parë tymin që vinte nga kuzhina nga ku kanë nisur flakët dhe ka hapur derën duke thirrur fillimisht bashkëshortin e saj dhe më pas janë lajmëruar fqinjët.
Ende nuk dihen shkaqet pasi Policia e Fierit nuk ka ende një njoftim zyrtar. Gjendja e tyre është stabilizuar. Gjithçka në apartament është e djegur.



