LSI: Le të çmendet kryepolici Rama, ne do të dalim forcë e parë

LSI: Le të çmendet kryepolici Rama, ne do të dalim forcë e parë

LSI-ja i është përgjigjur me anë të deputetes Silva Caka deklaratës së kryeministrit Rama dje në Berat, ku u shpreh se pak vite më parë gratë socialiste u larguan pa të drejtë nga puna se ishin me PS-në.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e LSI-së, Silva Caka, tha se “gratë socialiste janë zëvëndësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes”, tha deputetja Caka. Ajo u shpreh se Rama i frikësohet humbjes përballë LSI-së, madje përmendi edhe zgjedhjet prër kryetar të PS-së.

Caka nuk i kurseu fyerjet dhe epitetet e tipit “Kryepolici i Rilindjes” “I mjerë” dhe “I pashpresë” në adresë të Ramës.

 “Ai ishte njeriu më i frikësuar brenda PS të bënte zgjedhje me rival Ben Blushin e jo më të bënte zgjedhje të lira e me të gjithë aktorët të përfshirë në garë”. “Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë” u shpreh deputetja, që e quajti një inskenim kriminal, procedimin penal për deputetin e LSI Gledion Rahovica dhe drejtorin e spitalit të Beratit për blerje të votave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy