Kryeprokuroja Arta Marku “delegon” veten, si anëtare në KED

Kryeprokuroja Arta Marku “delegon” veten, si anëtare në KED

Prokuroria e Përgjithshme ka gati dy emrat, që sipas saj plotësojnë të gjitha kriteret për tu bërë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në listën e prokurorëve që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë në KED, është edhe vetë emri i kryeprkokurores, Arta Marku e cila ka “deleguar” veten e saj për në Këshillin e Emërimeve, ndërsa si anëtar të dytë nga radhëts e prokurorëve të vendit është ajo e Fatjona Memçaj nga Prokuroritë e Apeleve.

Emri i dy prokurorëve që i është përcjellë Gjykatës së Lartë, është nëshkruar nga vetë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ndërsa të dy kandidaturat e paraqitura kanë kaluar me sukses sitën e Vettingut.

Më herët ishte propozuar Rovena Gashi dhe prokurori Gentjan Trenova, por që këto dy emra u rrëzuan për shkak se nuk mundën të kalonin Vettingun, duke u shkakrkuar nga detyra.

Pavarësisht tentativës së ish-prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi për të apeluar vendimin në Kolegjin e Posacëm të Apelimit, sërish ky i fundit vendosi ta shkarkojë nga detyra duke lënë në fuqi vendimin e KPK-së.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy