Kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi theksoi se ishte e pamundur për të parashikuar një marrëveshje për çështjen Brexit që do t’i ofronte më shumë të drejta Britanisë së Madhe sesa vendeve të tjera jashtë Bashkimit Evropian.
“Britanikët morën një vendim aspak pozitiv duke votuar pro daljes nga BE-ja, por që duhet respektuar, në të kundërt ky fakt do të dëshmonte se të votosh nuk vlen për asgjë”, shtoi kreu i këshillit italian në një intervistë për BBC-në.
I pyetur mbi një marrëveshje që ofron më shumë lehtësira në lidhje me lëvizjen e lirë të individëve, Renzi vuri theksi se negociatat nuk mund të nisnin përpara aktivizimit të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës nga qeveria britanike.
Kjo e fundit nuk ka përcaktuar ende një afat kohor të caktuar dhe kryeministrja Theresa May pohoi vetëm se nuk do të kryhej përpara fundit të vitit.



