Zhabina: Banorët kanë bërë denoncim për pallatin që para tërmetit, kjo është ndër shkeljet më të rënda të Dakos (VIDEO)

Zhabina: Banorët kanë bërë denoncim për pallatin që para tërmetit, kjo është ndër shkeljet më të rënda të Dakos (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos, ku u ndal te kallëzimi i banorëve të pallatit të cilët e kanë bërë denoncimin para dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ai tha se pallati kishte problematikë që në nisje të tij, para tërmetit dhe se kjo përbën një nga shkeljet më të rënda të Dakos. Sipas Zhabinës, një vit pas tërmetit pallati i cili paraqiste rrezikshmëri dhe u cilësua si DS5, por u ndryshua në DS3.

Doja ta nisja me kallëzimin që kanë bërë banorët e pallatit që janë diku 43 familje. Ky pallat apo këta banorë kanë bërë dhe kallëzime të tjera në prokurorinë e Durrësit pasi ky pallat ka pasur probleme që në nisje të tij dhe sipas tyre ky pallat ishte i pabanuar. Është bërë një kallëzim para tërmetit, por nuk është marrë parasysh dhe ishte tërmeti ai që nxori në pah këtë problematikë. Kam qenë vetë aty në atë pallat një vit pas tërmetit dhe ata banorë pretendojnë se pas tërmetit pallati ishte dokumentuar si DS5, pra i pabanuar, por që sipas tyre kemi një ndryshim të klasifikimit në DS3, dhe u është garantuar se s’ka rrezik nëse hyjnë në pallat.

Në vijim, gazetari Zhabina theksoi se ka shkuar vetë për të xhiruar tek ai pallat një vit pas tërmetit dhe 38 familje nuk kanë pranuar të hyjnë nga frika, përveç 4-5 familjeve.

Pallati ishte i anuar totalisht dhe dukej që paraqiste rrezikshmëri. Mendoj se kjo është një ndër dosjet më të mirë hetuara dhe me sa kam parë bashkia e Durrësit ka bërë legalizimin e pallatit dhe jo lejen e ndërtimit. Pallati, banorët kanë filluar të banojnë në verën e 2012, ndërkohë që zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë në tetor 2014 dhe kjo sipas SPAK është një ndër shkeljet më të rënda për të mos përmendur që ky ndërtues nuk ka marrë lejen e studimit sizmik pasi ligji parashikon se deri në 7 kate nuk të duhet. Ndërtuesi ka marrë lejen për 7 kate dhe pastaj ka bërë dhe 4 kate shtesë. Të gjtihë zyrtarët e bashkisë më pas kanë ndërtuar dokumentacionin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy