Një fëmijë 4 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Tapizë, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë.
Bëhet me dije se mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti.
Në njoftimin e policisë thuhet: Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



