
Siguria territoriale dhe siguria kombëtare në Veriun e Kosovës është cenuar me sulmet e fundit terroriste në vend, pohon eksperti i Sigurisë në Institutin “Octopus”, Taulant Elshani.
Në një analizë për MCN live, Elshani, thotë se kjo ishte pjesë e një skenar të madh dhe ambiciet për hegjemoni rajonale të orkestruar nga presidenti serb Aleksander Vuçiç.
Janë publikuar të dhëna dhe fakte të pakundërshtueshme të egërsisë së sulmit dhe të gjithë fakte të tjera që implikojnë në mënyrë të padiskutueshme lidhjen e grupit terrorist me struktura të ushtrisë së Serbisë dhe me vet presidentin Vucic.
Ky është pjesë e një skenari shumë më të madh, qëllimi përfundimtar sigurisht është aneksimi i veriut të Kosovës, dinamikat e pushtetit në Serbi dominohen nga nacionalizmi dhe ambiciet për hegjemoni rajonale, dhe kjo është vetëm një pasoje e gjithë kësaj çmenduri në Beograd.
Marrë parasysh lidhjet e grupit terrorist me kupolën e pushtetit në Beograd, si dhe me ambiciet territoriale që Serbia hapur i shfaq ndaj territorit të Kosovës, mund të themi se që është cenuar rëndë integriteti territorial i sigurisë së Kosovës, është sulmuar në detyrë Policia e Kosovës, janë sulmuar institucionet e vendit , qytetarët dhe prona e Republikës së Kosovës dhe në këtë kuptim nuk ka dyshim se është cenuar rëndë integriteti territorial dhe siguria kombëtare.
Eksperti i sigurisë Elshani, thotë se stërvitja e një pjese të terroristëve në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade, tregon se ata kishin si synim aneksimin e pjesës së Veriut.
Institucionet e Policisë së Kosovës kanë kryer një aksion shumë profesional, shumë efikas duke neutralizuar të gjithë grupin dhe duke eliminuar disa nga ta, dhe pjesa tjetër ka ikur andej kufirit.
Nga armët që janë konfiskuar bëhet fjalë për armë ushtarake, veshje taktike të forcave special dhe qëllimin që ka qenë aneksimi i asaj pjese të veriut të vendit.
Armët janë prodhim serb dhe që janë vetëm në posedim të ushtrisë serbe që nuk mund të ketë qasje askush përveç tyre që më vullnet i armatosur.
Një pjesë e këtij grupi është stërvitur në një bazë ushtarake të ushtrisë serbe, në Pasuljaske Livade, aty ku stërvitet artileria dhe makineria e rënde ushtarake serbe, dhe aty kazermat janë të izoluara dhe nuk mund te ushtrohet pa bekimin e pushtetit.



