Topalli: Ndiej neveri, në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë

Topalli: Ndiej neveri, në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thotë se do të ishte zgjedhur deputete nëse do t’u buzëqeshte familjarëve të kryetarit Basha. E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Topalli tha se edhe Enver Hoxha e mblidhte formalisht byronë, gjë që Basha nuk e ka bërë, pavarësisht se i është kërkuar.

“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”.

Topalli tha se ndjen neveri për grupin në PD që është pro Bashës.

 “Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy