Vangjeli: Vula pa pikë interesi, konflikt artificial. Berisha pas 14 majit do të bëjë lëvizje të formatuar (VIDEO)

Vangjeli: Vula pa pikë interesi, konflikt artificial. Berisha pas 14 majit do të bëjë lëvizje të formatuar (VIDEO)

Në MCN Live analisti Lorenc Vangjeli duke e konsideruar datën 3 mars si një ditë unike, deklaroi se vula në thelb nuk ka asnjë vlerë dhe se është thjeshtë një konflikt artificial.

Ai tha se nëse vula shkon te Berisha, nuk do të ndryshojë asgjë në thelb sepse palët nuk i ndan apo bashkon vula. Sipas tij, Berisha sillet si druvar duke përdor vetëm sëpatën dhe nuk mundohet të gjejë një derë në murin e lartë.

E shikoj ndryshe sepse 3 marsi edhe pse është ditë unike palët janë në drejtime të kundërta. Vula është si puna monedhës me dy anë, për një palë mbajtësit e deritanishëm është mjet për mbijetesë, për palën tjetër është alibi se çfarë do ndodhë në 14 maj. Në thelb nuk ka pikën e vlerës, është një konflikt artificial. Berisha është sjell si druvar, ka përdorur vetëm sëpatë dhe asnjëherë mjetet e imëta që i japin politikës elegancën dhe në fund fare prodhojnë dhe zgjidhje. Berisha është si puna asaj që përballë një muri nuk shikon se ku mund të gjejë një derë për ta kaluar, por i bie me kokë. Dhe kjo tashmë është shkruar në ADN e politikës shqiptare sepse dhe kundërshtarët e tij janë sjellë në shumicën e rasteve në të njëjtën mënyrë. Dhe në pikën e ujit palët janë zhytur, janë mbytur janë tërhequr palët por nuk kanë gjetur zgjidhje. Kompromiset dhe kur i kanë gjetur kanë që të frikshme. Tani nëse vazhdojnë të mbajnë vulën apo e marrin pala tjetër sërish ka për tu hedhur asnjë hap sepse ndarja është aq e madhe sa që do ju duhet të gjejnë shpikje.

Më tej ai shtoi se Berisha kontrollon Partinë Demokratike dhe se Rama duqhet të pranojë vullnetin e demokratëve. Ndërsa lidhur me zgjehdjet e 14 majt, ai theksoi se nuk do të ketë një fitues që është Edi Rama, por do të ketë një humbës të qartë që është opozita.

E vërteta e njohur botërisht është se Berisha kontrollon PD dhe rregullat e lojës janë të tilla dhe nëse do e kundërshtosh mund të luftohet me votë. Ka dhe një aktor tjetër që është Rama që duhet të pranojë vullnetin e demokratëve shqiptarë sepse është në interesin e tij të ketë një kundërshtar si Berisha. Në 14 maj del që s’do të ketë një fitues që është Edi Rama, por do të ketë një humbës të qartë që është opozita. Nuk do jetë thjeshtë fitues, dhe mendoja se pas 14 majit Berisha do bëjë lëvizjen e jetës së tij. Është momenti që ai të marrë bisturinë. Do shohim një riformatim tjetër të asaj që quhet foltorja. Do kemi një formulë të re të PD, ku Berisha do jetë atje si frymë. Forca që ai përfaqëson e ka zgjedhur atë për lider, por s’ka shans për ta bërë atë kryeministër dhe të gjitha rrugët në aktin e dytë të këshillit të ministrave të çojnë dhe Berisha me shumë gjasë do të shpallë tërheqjen e tij nga kjo ambicie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy