Aksident i rëndë në Gjilan, 1 i vdekur dhe mbi 20 të plagosur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Gjilan, 1 i vdekur dhe mbi 20 të plagosur (VIDEO)

Një person ka gjetur vdekjen dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit i cili ndodhi para një ore në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq deri më tani dihet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

“Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Një kamion dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentit në qytetin e Gjilanit, ku përveç dëmeve të mëdha materiale që ka shkaktuar në qytet, ka lënë të vdekur një person dhe të lënduar dhjetëra të tjerë.

Për ngjarje ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Gjilan.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se ndihet i tronditur nga kjo tragjedi ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy