Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Gjatë orëve të paradites i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat malore veriore e verilindore.

Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa në zonat malore lindore pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër. Në orët e vona të natës pothuajse i gjithë vendi do të jetë i rrezikuar nga shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në vlerat minimale, por maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi perëndimor- jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy