5:0 në qarkun Berat/ Kollçaku: Fitore e merituar, materializim i qeverisjes vendore, PS nuk e ka në ADN blerjen e votës (VIDEO)

5:0 në qarkun Berat/ Kollçaku: Fitore e merituar, materializim i qeverisjes vendore, PS nuk e ka në ADN blerjen e votës (VIDEO)

Partia Socialiste ka fituar 5 :0 në qarkun e Beratit, duke sjellë edhe akuzat nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për manipulim me vullnetin e popullit.

Deputeti i PS në këtë zonë, Bardhyl Kollçaku në një komunikim për MCN live, thotë se nuk janë të suprizuar për fitoren e thellë, meqë sipas tij, kjo ishte rezultat i materializimit të qeverisjes vendore.

Sipas tij, kjo është si rrjedhojë e dëshirës së popullit për tu ndarë nga e kaluara që i mbajti peng për 33 vite.

Unë e kam thënë fatmirësisht nuk ka surprize për rezultatin, ne jemi të lumtur që ndodhi kjo, edhe pse votimi dhe zgjedhjet kanë të papritur sepse kutitë e votimit gjithmonë ka të papritura, por unë mendoj se ishte një materializim i qeverisjes së mirë vendore në të pestat bashkitë e qarkut Berat gjatë këtyre katër viteve, pavarësisht vështirësive nga tre kriza të njëpasnjëshme, dhe i kapërcyem me sukses.

Janë dy mesazhe të analizës së fitores në qarkun e Beratit. E para është vlerësim dhe besim për të ecur përpara në qeverisjen socialiste dhe e dyta për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara, nga non-gratat, nga aleancat e tjera që e kanë mbajtur peng këtë vend, për 33 vjet.

Bashkia Kuçovë është fituar me një diferencë prej më pak se 200 votash nga Kreshnik Hajdari, nën logon e PS.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, ka akuzuar kundërshtarin se ka manipuluar vullnetin e qytetarëve duke blerë vota dhe se bën bashkëfajtore edhe Policinë e Shtetit në blerjen e votave.

Lidhur me këtë Kollçaku tha se PS nuk e ka në ADN e saj blerjen e votave, porse procesi ka qenë transparent.

Procesi i votimit në Kuçovë, si të gjithë bashkitë e qarkut Berat, ka qenë një proces i qete, i ndershëm, zgjedhjet janë administruara në mënyrën më të mirë të mundshme, nga sistemi i tillë transparent. Kanë qenë prezent vëzhguesit, kandidatët, numëruesit nga të gjitha forcat politike, dhe nuk ka pasur asnjë lloj parregullsie nga procesverbalet e anëtarëve të komisioneve dhe janë firmosur, dhe nuk ka asnjë gjetje, asnjë shkelje edhe më të vogël. Kjo është një justifikim që bëjnë humbësit dhe unë do të isha i lumtur që të kishim një kulturë që humbësit i jepte dorën fituesit.

Jemi të bindur se vullneti i popullit u shpreh, u lexua drejtë dhe jam i sigurt se KQZ apo KZAZ do ti vlerësoj të gjitha ato ankesa nëse do të ketë se deri tani nuk di të ketë ndonjë ankimim të regjistruar në KZAZ përveç ankimimit mediatik.

Nuk ka blerje votash, por po them se ka qene fushata më ë lirë që kemi bërë, me mitingje në bashkëbisedime me qytetarët e ulur në stola, në ambiente të hapura.

PS asnjëherë në filozofinë ose ADN e saj nuk e ka pasur blerjen e votave, ne dimë kush e shpiku blerjen e votave sepse ne kemi qenë gjithherë shumicë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy