Sulmet ruse kanë vranë rreth 10 mijë persona në Siri

Sulmet ruse kanë vranë rreth 10 mijë persona në Siri

 Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10 000 njerëz duke filluar që prej një vit më parë, tha sot një grup monitorimi, i cili dokumenton dhunën në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi Rusia këmbënguli se kishte vënë në shënjestër vetëm terroristët.

“Në shifrën e lartpërmenudr përfshihen 3 804 civilë, ku në mesin e tyre 906 janë fëmijë”, sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Përveç kësaj u komunikua se sulmet kanë vrarë 2 746 anëtarë të lëvizjes xhihadiste të Shtetit Islamik, si dhe 2 814 luftëtarë nga grupe të tjera rebele islamike.

Observatori akuzoi Rusinë se kohët e fundit ka kryer sulme me predha që përmbajnë termit, një përbërje alumin pluhur dhe oksid hekuri që mund të shkaktojë djegie.

Materiali vazhdon të djegë për rreth 180 sekonda pasi është goditur objektivi.

Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri më 30 shtator të vitit 2015, për të ndihmuar aleatin e saj presidentin sirian, Bashar al-Assad, për të luftuar militantët në luftë civile./

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy