
Të ftuarit e pjesës së dytë në emisionin e “Të Pa ekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, diskutuan për Kuvendin e datës 11 dhe atë të datës 18 dhjetor të PD-së.
Gazmend Oketa, u shpreh se pavarësisht se nuk ka firmosur për asnjërin kuvend, ai do të marrë pjesë për respekt në atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga Sali Berisha, porse produkti që do të dali nga ky kuvend do të jetë një detyrim juridik dhe politik për tu respektuar në atë të datës 18 dhjetor.
“ Jam nga ata që nuk ka firmosur, por kam deklaruar se në respekt do të paraqitem në atë të datës 11 dhjetor, pavarësisht se quhet kuvendi i Berishës, kuvendi tjetër i thirrur nga kuvendi zyrtar i Bashës, produkti që do të dali nga kuvendi i 11 dhjetorit, do të jetë një detyrim juridik dhe politik për tu respektuar. Këto janë deklarata që behën thjesht për konsum”.



