Të paktën shtatë pacientë vdiqën sot si pasojë e një zjarri që ra në një spital të përkohshëm për kujdesin e të sëmurëve nga Covid në Indinë jug-lindore.
Lajmin e konfirmuan për BBC autoritetet lokale.
Burimet thanë se të gjithë pacientët që mbijetuan ishin transferuar në një spital tjetër.
Kryeministri indian Narendra Modi u shpreh "i dëshpëruar" nga episodi, i dyti në llojin e tij në pak ditë në një qendër trajtimi Covid.



