Këshilltari juridik i Presidencës Ilir Rusmajli, në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj deklaroi se shqyrtimi i një akti administrativ nga Gjykata Kushtetuese mund të shënojë një precedent të rrezikshëm pasi bie ndesh me Kushtetutën.
Ai deklaroi se në fund të ditës gjykata do të jetë e detyruar që të marrë një vendim në raport me dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve.
Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me çështjen në themel.
Kjo është e rrezikshme për Gjykatës Kushtetuese sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje.
Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e nja akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë.



