Që në orën e parë që erdhi në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha, ka nënshkruar dokumentin e saj të parë zyrtar, duke marrë kontrollin e tenderave publikë. Fjala është për sigurimin e pesë makinave të ministrisë, me vlerë prej afro 82 mijë lekësh.Në reagimin e saj, ministrja teknike e PD-së u shpreh se shfuqizimi i këtij urdhëri absurd bëhet për të mbyllur cdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale.



