Që nga 2009 kur Gjykata e Larta e shpalli të pafajshëm, do të niste kalvari i përballjeve gjyqësore për të fituar dëmshpërblimin që i takonte me ligj për mbylljen padrejtëisht në qeli.
Avokati i shtetasit, G.H, tregon odisenë e klientit të tij në shkallët e gjyqësorit, deri në marrjen e pafajësisë në Gjykatën e Lartë.
Tashmë kryefamiljar dhe me 3 fëmijë të mitur, avokati Julian Kola thotë se ende sot pas 12 vitesh, nuk ka arritur t’i marrë paratë e dëmshpërblimit, që siç thotë avokati ligji ia cakton çdo shtetasi që vuan një dënim të padrejtë.
Ndër të tjera avokati thotë se shpesh herë i është drejtuar Gjykatës së Lartë, për të përshpejtuar cështjen në ngarkim të klientit të tij.



