Stuhia rinxjerr në sipërfaqe pyllin 4500-vjeçar

Stuhia rinxjerr në sipërfaqe pyllin 4500-vjeçar

Stuhia Francis ka zbuluar nga thellësitë e ujit një pyll të përmbytur që prej 4500 vitesh në Uells. Pemët që kanë qëndruar nën ujë këto mijëra vjet, ripanë edhe një herë dritën e diellit në bregun perëndimor të Uellsit. Sipas studiuesve mendohet se bimët janë pjesë e pyllit Geaelod, pjesë e legjendës që shoqëron mitin e Mbretërisë së mbytur të Uellsit.

Ekspertët mendojnë që pylli i lashtë ka qenë rreth 4,5 kilometra i gjatë dhe shtrihej përgjatë bregut, para se të përfundonte nën shtresa të shumta rëre, torfe dhe ujë deti. Por zbulimi i ri, që ndodhet disa kilometra larg një tjetër pjese pylli të zbuluar disa vite më parë, tregon se masivi pyjor ka shtrirje shumë më të madhe.

Sipas legjendës, mijëra vite më parë, Mbretëria e Uellsit shtrihej për rreth 35 kilometra sipërfaqe, tashmë të përmbytur. Por një pakujdesi për të menaxhuar fluksin e ujit në kohë batice bëri që toka të përmbytej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy