Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të dy deputetëve të LSI-së, Koka dhe Tavo, të cilët hodhën dyshime për punën e policisë dhe folën për rrezikim të zgjedhjeve parlamentare.
Tahiri u është përgjigjur këtyre deklaratave me një status lidhur me punën e policisë dhe besueshmërinë e krijuar te qytetarët.
“Për të tretin vit radhazi, Policia e Shtetit institucioni më i besuar në vend, sipas studimit të organizuar nga BE.
E megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë, bashke me qytetarët.
#policiaqeduam
#frontiisekeqesnuknandaldot”, shkruan Tahiri.
Një ditë më parë, ministri Lefter Koka tha në një intervistë për “Orën” se zgjedhjet parlamentare janë në rrezik nga policia. Ndërsa deputeti tjetër i LSI-së, Vangjel Tavo, u shpreh pak orë më vonë se ka tentativa të disa segmenteve të policisë për të ndikuar në procesin zgjedhor.
