Palmer: Shqipëria, progres i mjaftueshëm për hapjen e negociatave brenda 2020

Palmer: Shqipëria, progres i mjaftueshëm për hapjen e negociatave brenda 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjykojnë se Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për të justifikuar thirrjen brenda këtij viti në Konferencën Ndërqeveritare, në të cilën përcaktohet kuadri i përgjithshëm për negociatat, si dhe hapjen zyrtare të tyre. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”,  zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, njëkohësisht i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është shprehur se SHBA-të presin që një hap i tillë të bëhet gjatë presidencës gjermane.

Pikëpamja jonë është se Shqipëria ka shënuar përparim të mjaftueshëm për të justifikuar hapin e mëtejshëm, Konferencën Ndërqeveritare. Do të donim që një gjë e tillë të bëhej para fundit të presidencës gjermane”.

 

Palmer thekson se SHBA pret nga BE hapin e ardhshëm logjik për të dy vendet që janë në listën e pritjes për hapjen e negociatave.

Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik”.

Palmer thotë se Shqipëria ka bërë shumë në drejtim të reformës në drejtësi, por ajo çka mbetet për të bërë nuk duhet të bëhet pengesë.

A ka akoma për të bërë? Sigurisht. Pa dyshim në fushat e shtetit ligjor dhe reformës juridike, do të donim të shihnim që Shqipëria të bëjë më shumë. Do të donim që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe të gjykojë çështje, do të donim të shihnim një pakësim të çështjeve të prapambetura, rreth 35 mijë prej tyre që presin të gjykohen nga Gjykata e Lartë. Do të donim të shihnim që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u të funksiononin me kapacitet të plotë dhe përparim në këtë drejtim”.

Palmer shprehet i zhgënjyer me daljen e opozitës nga Parlamenti, por vlerëson gatishmërinë për t’u përfshirë në betejën elektorale të radhës.  

Ne u zhgënjyem kur opozita dogji mandatet dhe doli nga parlamenti. Mendoj se kjo ishte e dëmshme për demokracinë shqiptare. Është inkurajuese që opozita është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e prillit, të rimarrë rolin e saj, të marrë pjesë jo vetëm në procesin demokratik, por në institucionet që do të formohen përmes këtij procesi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy