
Aksidenti i djeshëm në Rrugën e Kavajës, ku makina me targa të huaja, aksidentoi në vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve me foshnjën 3-muajshe, zgjoi indinjatë te të gjithë që e panë atë.
Në studion e “MCN live”, teksa gazetarja e kronikës, Dafina Kola, tregoi ecurinë e aksidentit dhe të dhënat e autorit që ishte me precedent penal nga policia, dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi të konfiskuar nga policia, për tetë shkelje të rënda në trafik, bëri të ditur se i njejti në momentin e aksidentit, ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Eksperti i qarkullimit rrugor, Artur Sulçe, u shpreh se esenciale për të mbetet fakti që pas ekspertizave të mëtejme, mbetet për tu parë që në rastin në fjalë, duhet parë që në momentin e aksidentit, në “favor” të kujt ishte semafori.
Unë mendoj se ishte kufizim i fushëpamjes nga mjeti tjetër, në momentin e aksidentit, e kaluara e shoferit, është element tjetër. Por në rastin konkret, e para që duhet të dimë është a ishte semafori jeshil për drejtuesin e automjetit, apo ishte i kuq, sepse mjeti i parë që ishte i zhvendosur, ndaloi se e pa qe filloi semafori. Unë nuk gjykoj, se nuk e dalloj nga këtu, si ishte semafori.
Se nëse ka qenë jeshil, makina e parë ndaloi se e pa, dhe i dyti nuk kishte fushëpamje për shkak të këtij mjeti. Pra, nëse ka qenë semafori jeshil, ka pas vështirësi për ta shmangur, nëse ka qenë jeshil për këmbësorët, atëherë i padiskutueshëm është faji i automjetit, por ai u zhvendos në anën e majtë për ta shmangur.
Unë nuk e shoh të ketë qenë në shpejtësi, sepse shikoj rrugën që e ka përshkruar deri në kohë kur ka përfunduar, mendoj se mund të ketë qenë 39-45 km në orë. Atëherë nëse semafori ishte jeshil për këmbësorin, nuk ka diskutim fare. Vijat e bardha tregojnë se këmbësori duhet të kalojë vetëm kur ka semafor jeshil aty.



