Skafe, snajperë dhe avion për të kapur gomonen me 2 ton marijuanë, por skafistët shqiptarë zhduken

Skafe, snajperë dhe avion për të kapur gomonen me 2 ton marijuanë, por skafistët shqiptarë zhduken

Një operacion mes policisë greke, asaj italiane dhe shqiptare që është ende duke vijuar ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 ton marijuanë, kur u vunë në ndjekje të një gomoneje në det të hapur. Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se policia greke ka hyrë me leje në ujërat shqiptare, por skafistët kanë arritur të dalin në breg, ndërsa drogën e kanë hedhur në det, pakot e të cilave janë gjetur nga policitë partnere.

NDJEKJA E GOMONES

Pak pas mesnate, policia italiane ka njoftuar policinë greke se një avion i FRONTEX, ka pikasur një gomone, e cila pasi ka venë re se po ndiqej, ka ndryshuar kurs duke u drejtuar për në ujërat shqiptare, duke kaluar në ishullin Othonos në Greqi. Në det kanë dalë 5 skafe të policisë greke duke u koordinuar me një skuadër snajperash specialë të policisë kufitare greke dhe me koordinimin gjithashtu të avionit të FRONTEX.

Sot, rreth pasdites është arritur të pikaset sërish gomonia, drejtuesit e së cilës nisën të hedhin në det pako të dyshimta. Policia greke ka marrë leje nga autoritetet shqiptare dhe skafet e policisë greke kanë hyrë në ujërat shqiptare duke ndjekur gomonen. Në ndihmë kanë ardhur skafet e policisë italiane dhe asaj shqiptare. Gomonia ka arritur të futet në brigjet shqiptare dhe 3 drejtuesit e saj kanë dalë në tokë duke ikur në drejtim të paditur. Gomonia po tërhiqet aktualisht nga policia greke. Deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar në det 110 pako nga policia greke dhe 12 pako nga ajo italiane, të cilat mendohet të jenë rreth 2 ton marijuanë. Operacioni vazhdon nga policia greke, italiane dhe shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy