Çfarë duhet të hani më shumë për të “humbur” yndyrë dhe jo muskuj

Çfarë duhet të hani më shumë për të “humbur” yndyrë dhe jo muskuj

Shpërndarja e saktë e vakteve dhe kalorive është A dhe Z në një regjim ushqimor, i cili do të na çojë drejt humbjes së yndyrës.

Në përpjekje për të humbur peshë, është e rëndësishme që të arrihet djegia e yndyrës dhe jo e masës muskulore. Kjo është arsyeja pse, siç zbulon një studim i ri nga Universiteti Rutgers, në SHBA, rritja e proteinave në vakte gjatë dietës është një mënyrë për të parandaluar humbjen e masës muskulore.

Sipas të dhënave të analizuara, mjafton edhe një rritje e vogël e marrjes së proteinave nga 18%-20%, që ata të zgjedhin më mirë ushqimet që do të konsumojnë.

Planet dietike zakonisht fokusohen në kufizimin e kalorive dhe jo në cilësinë e ushqimeve të konsumuara, dhe shumë herë njerëzit reduktojnë marrjen e ushqimeve të vlefshme që përmbajnë zink dhe hekur.

Është e jashtëzakonshme që një ndryshim kaq i vogël gjatë regjimit ushqimor, i shoqëruar me një konsum më të lartë të perimeve jeshile dhe një konsum të reduktuar të sheqerit të shtuar, sjell rezultate të tilla.

Kështu shprehet autorja e studimit Sue Shapses, profesoreshë e shkencave ushqyese në Shkollën e Shkencave Mjedisore dhe Biologjike, në Rutgers, Neë Jersey.

Rritja e proteinave është shoqëruar me përfitime shëndetësore, por marrëdhënia midis marrjes së proteinave dhe cilësisë së dietës nuk është studiuar më tej.

Studiuesit analizuan të dhënat nga më shumë se 200 burra dhe gra midis moshës 24 dhe 75 vjeç, të cilët morën pjesë në provat klinike në Universitetin Rutgers.

Pjesëmarrësit, në varësi të indeksit të masës trupore, u klasifikuan si obezë ose mbipeshë dhe ndoqën një dietë me 500 kalori më pak, së bashku me këshilla ushqyese për gjashtë muaj.

Të udhëhequr nga ekspertët dhe bazuar në udhëzimet nga Akademia e Ushqyerjes dhe Dietologjisë dhe Shoqatës Amerikane të Diabetit, subjektet konsumuan 18% të marrjes së tyre kalorike në proteina pa yndyrë, si shpendët, mishi i kuq i papërpunuar, peshku, bishtajore dhe bulmeti, dhe pjesa tjetër, kaloritë e tyre në fruta, perime dhe drithëra. Ata nuk duhet të konsumonin yndyrna të ngopura, drithëra të rafinuara, sheqer dhe kripë.

Më pas ata u ndanë në dy grupe: ata që merrnin më pak proteina 18% e kalorive totale dhe ata që merrnin proteina më të larta, 20% e kalorive totale.

Rezultoi se pjesëmarrësit në të dy grupet humbën të njëjtën peshë, rreth 5% të peshës totale, gjatë gjashtë muajve.

Ata që bënin pjesë në grupin ku merreshin sasi më të larta të proteinave zgjodhën ushqime më të shëndetshme në përgjithësi, duke rritur marrjen e perimeve të gjelbra dhe duke zvogëluar sheqerin dhe drithërat e rafinuara.

Pjesëmarrësit në grupin e marrjes së sasisë më të lartë të proteinave, ruajtën më mirë masën e tyre të dobët të muskujve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy