
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Fjoralb Dedja, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për fillimet e tij në rrugën e muzikës, duke theksuar se pasioni i tij për muzikën ka lindur që në vegjëli.
Ai shprehu se fokusi i tij është te muzika greke, një dashuri që ka nisur që në moshën 15-vjeçare.
Fokusi im është te muzika greke, sidomos në Elbasan, ku kam pasur një pritje të jashtëzakonshme. Programet live që unë realizoj zgjaten deri në dy orë dhe njerëzit kthehen të më dëgjojnë përsëri.
Unë kam filluar me muzikë në moshën 9-vjeçare, duke luajtur piano dhe tastierë të vogël, ndërsa gjithashtu këndoja. Pas kësaj periudhe, u futa në një ansambël në Tiranë dhe në moshën 11 vjeçare fitova çmimin e publikut në një konkurs ndërkombëtar me shtetet ballkanike.
Më pas vazhdova studimet në liceun e Durrësit, fillimisht në klasën e fizarmonikës, pasi nuk kishte degë për kanton, dhe më vonë kalova në shkollën e mesme për këndim.
Kam filluar të këndojë live në moshën 15-vjeçare në dasma dhe evente, kryesisht në Shijak dhe Kavajë.
Poashtu kam bashkëpunuar me emra të njohur si Artiola Toska, Xhavit Dedej dhe shumë të tjerë që tani janë të njohur në tregun muzikor.
Dedja flet për popullaritetin e muzikës greke, e cila është pritur shumë mirë në lokalet e Shqipërisë.
Muzika ballkanike ruhet shumë më mirë në ato vende se sa në Shqipëri, dhe është e dashur nga të gjitha moshat.
Një nga këngët më të preferuara të publikut është "Athina mu", e cila ka një reagim të jashtëzakonshëm kur luhet live.
Unë e shoh muzikën greke si një element të rëndësishëm në tregun shqiptar.
Muzika greke ka qenë gjithmonë e pranishme në Shqipëri, por tani ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm.
Ajo ka një finesë të veçantë, dhe kjo është ajo që e bën tërheqëse për publikun, buzuku e bën interesante shumë dhe shumë të veçantë. Publikut i pëlqen e bukura kur i ofron.



