6 marsi, Kikia: Vendos fatin e opozitës, ndryshe nuk do të merrte kaq vëmendje (VIDEO)

6 marsi, Kikia: Vendos fatin e opozitës, ndryshe nuk do të merrte kaq vëmendje (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia thotë se nga nesër lufta në Partinë Demokratike, do të ketë një argument më shumë, do të jetë numri i votave të marra nga grupimi i Sali Berishës dhe nga PD zyrtare e Lulzim Bashës.

Duke folur për MCN TV, Kikia tha se në një moment normal kur do votohej thjesht për kryetarin e bashkisë, nuk do merrte shumë vëmendje ky proces i thjeshtë votimi.

“Nuk vendoset thjesht fati i gjashtë bashkive, por i opozitës. Dy grupet e PD të ndara edhe zyrtarisht, nuk kanë pasur mundësi të përballen me votë, për të kuptuar se kush peshon më shumë në bazë. Pyetja është: cili nga grupet është mazhorancë? Në dy kuvende kanë pretenduar shumicën, kjo ditë është rasti kur vota për kryetarin e bashkisë, të numërohet në raport me dy grupet e PD. Rezultati që pritet të merret vesh që sot në mesnatë, do të jetë arma më e fortë e luftës politike që pritet të fillojë nesër, nëse grupi i Berishës do të jetë mazhorancë, do të kërkohet te dera e PD, që të jetë mbartësi i logos, se është PD zyrtare. Nëse del grupimi i zotit Basha, do të vijojë të jetë PD zyrtare”.

Ai shtoi më tej se kushdo të dalë shumicë nga këto votime, do të ketë tagrin si partia më e madhe opozitare dhe mund të përthithë nga grupi më i madh.

“Nuk pres kurrsesi ribashkim, nëse PD e Bashës do të jetë minorancë, do të mbetet parti edhe në minorancë. Edhe nëse Berisha ngel minorancë, do regjistrohet në gjykatë si parti në minorancë. PD është e çarë përfundimisht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy