Obeziteti është një problem mjekësor që po arrin përmasa të tilla sa mund të quhet një fenomen, dhe si i tillë, ka ndikim edhe në shëndetin psikologjik.
Psikologia Anxhela Peza, e ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", sqaron lidhjen e ngushtë midis mirëqenies psikologjike dhe fizike, duke theksuar se ato janë gjithmonë të lidhura me njëra-tjetrën.
Ne fakt stili i të ushqyerit tregon edhe për personin dhe mënyrën se si ai e zhvillon përditshmërinë e tij dhe jetën e tij.
Është shumë e rëndësishme ajo se çfarë hamë, sepse ‘ne jemi çfarë hamë’.
Mirëqenia psikologjike dhe fizike është gjithmonë e ndërlidhur dhe gërshetuar me njëra tjetrën.
Një nga gjërat që ne themi qoftë kur kemi të bëjmë me çrregullimet e të ngrënit, qoftë me stilin e të jetuarit, ne shpesh herë e hulumtojmë këtë gjë dhe e shohim se si ecën si proces bashkë me individin.
Çrregullimet e të ngrënit në momentin kur ne duan të dukemi elegant, që mos të na thonë çfarë ke qe je shëndoshur, pse je shëndoshur dhe ne kemi një formë gjuhe te ne që i drejtohemi dikujt sikur kërkojmë llogari nga ta, ajo duhet të na japi neve llogari pse është shtuar në peshë, dhe në këtë rast, personi duhet të jap arsye bindëse se pse ka shtuar në peshë.
Psikologia Peza thekson se shëndeti lidhet ngushtë me vetëvlerësimin e individit që vuan nga obeziteti.
Ajo shpjegon se kur një individ ka kilogramë të tepërt, ai fillon të përjetojë një ulje të vetëvlerësimit dhe ndjenjë të thellë të pasigurisë dhe parehatisë me veten.
Pjesa e shëndetit lidhet ngushtësisht me vetëvlerësimin e individit. Kur ti prezantohesh njeriut të pret sipas performancës trupore, kur ne kemi të bëjmë me kg të tepërt, ne fillojmë hapat e parë të vetëvlerësimit të ultë, pra, të parehatisë me veten.
Kjo është ajo që në ndjemë. ajo që evidentohet te personat që kanë kilogram të tepërt, ata fillojnë të krijojnë ndjenja të thelle të nervozizmit, zemërimit.
E para se nuk lëvizim të lirë fizikisht, pastaj ata krijojnë zemërimin se nuk munden dhe i krijojnë hapësira vetem të lëvizim me mjete transporti, personale, krijojnë një jete sedentare, pastaj i fillon ankthi, thellon depresionin te njeriut, ankthin,
Ti mendon ta kontrollosh, dhe për fat të keq kjo gjë nuk kontrollohet.



