Salillari nuk respekton vendimin e IKMT, gazetari i MCN: Tre ekskavatorë po punojnë intensivisht (VIDEO)

Salillari nuk respekton vendimin e IKMT, gazetari i MCN: Tre ekskavatorë po punojnë intensivisht (VIDEO)

Firma Salillari ndodhet në një tjetër betejë me banorët e fshatit Sinec, lidhur me punimet që po kryhen në burimin e vetëm të këtij fshati për ndërtimin e një ujësjellësi.

Prej disa ditësh banorët kanë qëndruar në grevë urie duke kundërshtuar punimet, por inspektimi i kryer pak ditë më parë nga IKMT-ja ka bërë që ata të dalin nga kjo grevë.

Nga Sineci në një lidhje telefonike për MCN TV, gazetari Besmir Pula bëri me dije se edhe pse vendimi i IKMT ndalon punimet në burimin e Sinecit, 3 ekskavatorë të firmës ndërtuese "Salillari" janë vënë re 500 metër më sipër ku po punojnë intensivisht.

“Banorët të cilët ndodheshin në grevë urie prej 10 ditësh kanë përshëndetur vendimin e IKMT dhe për këtë shkak janë tërhequr nga greva.

Sipas një komunikimi me zyrtarë të IKMT është bërë me dije se janë ndaluar punimet për shkak se kjo zonë është një monument natyror.

Por nga një vëzhgim në zonë nuk po kryhen punime në pjesën e burimit, por 500 metër më sipër janë 3 ekskavator që po punojnë pavarësisht njoftimit të IKMT. Janë 3 ekskavator që po punojnë dhe janë 2 fugon të policisë që janë aty afër firmës ndërtuese.

Ndërkohë banorët megjithëse kanë ndërprerë grevën e urisë, kanë thënë se në rast se puna do të vazhdojë ata do t’i ndalojnë vetë punimet. Sipas tyre do të përshkallëzojnë protestat e tyre sërish deri në ndërprerjen finale të punës”, u shpreh gazetari Pula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy