
Ish-presidentja e Republikës së Koresë së Jugut, Park Guen-hye është shpallur fajtore për shpërdorim detyre.
Gjykata e Seulit e dha vendimin në përfundim tgjykimit të skandalit të korrupsionit, që i kushtoi detyrën presidents në mars të vitit të kaluar, kohë kur edhe u arrestua.
Parka është 66 vjeçe. Ajo është gruaja e parë që ka marrë një detyrë kaq të lartë kushtetuese në Korenë e Jugut.
Ndaj saj janë ngritur 18 akuza, mes të cilave edhe ato për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, abuzim me pushtetin dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.



