Themeluesi miliarder i Ant Group, Jack Ma, do të tërhiqet nga kontrolli i gjigantit kinez të tregtisë elektronike pas një goditjeje rregullatore. Ma është parë rrallë në publik që kur kritikoi sektorin financiar të Kinës në vitin 2020.
Pas kësaj kritike, flotacioni i planifikuar i Ant Group në tregun e aksioneve u ndal papritur. Ant Group drejton Alipay, sistemin kryesor të pagesave në internet në Kinë, i cili ka eklipsuar paratë kesh, çeqet dhe kartat e kreditit.
Ma, një ish-mësues i anglishtes që themeloi gjigantin e tregtisë elektronike Alibaba, kontrollon drejtpërdrejt dhe tërthorazi më shumë se 50% të Ant Group.
Megjithatë, pas ndryshimeve në strukturën e qeverisjes, ai do të kontrollojë pak më shumë se 6%, sipas një deklarate të Ant Group.
Mënyrën se si u soll qeveria kineze me At Group, shumë analistë e shohin si një përpjekje të qeverisë kineze për të përulur një kompani që ishte bërë shumë e fuqishme dhe një lider që ishte bërë shumë i hapur.
Ndërhyrja rregullatore erdhi pasi themeluesi Ma tha në një konferencë financiare se bankat tradicionale kishin "mentalitetetin e dyqanit peng".
Ai vlerësoi gjithashtu meritat e sistemit bankar dixhital dhe theksoi se vendimet e ardhshme të huadhënies duhet të bazohen në të dhëna, jo në kolateral.
Pas rënies së qarkullimit të tregut të aksioneve, që do ta bënte zotin Ma njeriun më të pasur në Kinë, ai u zhduk për tre muaj, duke nxitur spekulime për vendndodhjen e tij.
Ai përfundimisht u rishfaq, sipas raportimeve, por që nga ajo kohë ka shmangur vëmendjen.
Ma e ka kontrolluar Ant përmes aksioneve të tij dhe duke vepruar në bashkëpunim me aksionarët e tjerë. Por Ant tha se aksionarët kishin rënë dakord të mos vepronin më së bashku kur përdornin të drejtat e votës dhe do të votonin vetëm në mënyrë të pavarur.
Struktura e aksioneve do të ndryshojë gjithashtu.
Megjithatë, Ant tha se interesat ekonomike të aksionerëve nuk do të ndryshojnë.
“Largimi i Jack Ma nga Ant Financial, një kompani që ai themeloi, tregon vendosmërinë e lidershipit kinez për të reduktuar ndikimin e investitorëve të mëdhenj privatë”, tha Andreë Collier, drejtor menaxhues i Orient Capital Research.
"Kjo prirje do të vazhdojë erozionin e pjesëve më produktive të ekonomisë kineze."
Ant Group është afër përfundimit të një ristrukturimi dy-vjeçar i cili është nxitur nga rregullatorët dhe autoritetet kineze janë gati të vendosin një gjobë prej më shumë se 1 miliard dollarë për firmën, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Dënimi i pritshëm është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse ndaj gjigantëve të teknologjisë kineze gjatë dy viteve të fundit që ka ulur qindra miliarda dollarë nga vlerat e tyre dhe ka tkurrur të ardhurat dhe fitimet.
Megjithatë, autoritetet kanë zbutur tonin e tyre kohët e fundit mes përpjekjeve për të forcuar ekonominë kineze, e cila është goditur nga pandemia Covid.



