Baguette franceze merr statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO

Baguette franceze merr statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO

Baguette franceze, një simbol i këtij shteti në mbarë botën dhe një element thelbësor i dietës franceze që prej 100 vjetësh, i përket tashmë Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Baguette, e bërë nga miell gruri, ujë, maja, kripë dhe “pak njohuri franceze”, është pjesë e UNESCO. Brumi i saj duhet të pushojë për 15-20 orë në një temperaturë 4-6 gradë Celsius.

Baguette franceze është po aq ikonë për francezët sa Kulla Eifel. Legjenda thotë se baguette është prodhuar nga furrtarët e Napoleon Bonapartit, të cilët i dhanë formën e zgjatur për të lehtësuar transportin e saj.

Një tjetër legjendë thotë që August Zang, një bukëpjekës nga Austria, të jetë shpikësi i baguettes. Sot baguette shitet për rreth 1 euro secila.

Baguette i bashkohet ushqimeve dhe kulturave të tjera të kuzhinës në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke përfshirë prodhimin e picës napolitane, kimchi, kulturën belge të birrës, "dietën mesdhetare" dhe kafen arabe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy