Aktorit rus i ndalohet hyrja në Ukrainë

Aktorit rus i ndalohet hyrja në Ukrainë

Aktori rus Vladimir Mashkov i cili është në qendër të një hetimi penal, i është ndaluar hyrja në Ukrainë. Kjo u raportua nga SBU, Shërbimi Informativ i Kievit dhe Prokuroria e Ukrainës.

Drejtori artistik i Shkollës së Teatrit të Moskës “Oleg Tabakov”, Mashkov me një sërë arritjesh në vendin e tij, në vitin 2011 ishte pjesë e kastit “Mission: Impossible - Ghost Protocol”, bashkë me aktorin Tom Cruise.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale 2018 në Rusi, ai ishte një nga të besuarit e Presidentit rus Vladimir Putin gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Sipas hetimit ukrainas, gjatë vitit 2022 Mashkov ndoqi sistematikisht koncerte dhe ngjarje të tjera publike në mbështetje të Rusisë në territoret e pushtuara nga Rusia të rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut. Përveç kësaj, aktori ka udhëtuar vazhdimisht në Krimenë e pushtuar për të mbështetur shpirtin luftarak të pushtuesve.

Në Instagram dhe Telegram, aktori bëri thirrje për aneksimin e paligjshëm të rajoneve Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia në Federatën Ruse, çka sipas mediave në Kiev, do të thotë se ai kërkoi një ndryshim në kufijtë e territorit të Ukrainës.

Mashkov justifikoi dhe njohu agresionin e armatosur të Rusisë kundër Ukrainës si të ligjshëm.

Tekstet e publikuara prej tij konsiderohen nga drejtësia ukrainase si një mënyrë efektive me natyrë propagandistike dhe justifikojnë pushtimin rus.

Vajza e Mashkovit, Masha Mashkova, e cila është aktore në SHBA, është shprehur kundër qëndrimeve të babait të saj dhe është distancuar.

“Ajo që po ndodh tani është thjesht e paimagjinueshme dhe fakti që kaq shumë rusë, përfshirë babain tim, besojnë se kjo dhunë është disi e justifikuar, më thyen zemrën,” tha Mashkova për CNN.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy