Protesta për imunitetin e deputetes Belinda Balluku mori një kthesë të fortë politike sot, teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si drejtues të një “organizate kriminale” që mbron interesat e veta dhe vjedhjet e kryera.
Para dhjetëra protestuesve jashtë parlamentit, Berisha theksoi se qëndrimi i qytetarëve dhe protestat e tyre janë mbrojtje e Kushtetutës dhe dinjitetit njerëzor, ndërsa Rama, sipas tij, shënoi “vetëvrasjen e vet politike” duke votuar për veten dhe jo për Ballukun.
Mirënjohje për ju që keni lënë gjithçka për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur këtu për të mbrojtur Kushtetutën, dinjitetin njerëzor dhe interesat e çdo qytetari shqiptar nga një organizatë kriminale që synon të mbrojë pushtetin e grabitur.
Sot, Edi Rama, kreu i kësaj organizate kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike, fundin e tij politik. Ai nuk votoi për Ballukun, por për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë dhe krimet e shëmtuara që ka kryer. Qëndrimi juaj është protestë, dhe kjo bëri që Rama të dalë para shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë e vendit dhe Evropë.
Për interesa personale, ai mbylli dyert e integrimit të vendit, dhe ajo që ndodhi sot është një autorizim për kryengritjen më të fuqishme kundër tij.



