
Në Brazil, një gjinekolog, Nicodemos Junior Estanislau Morais, u dënua me 277 vjet, dy muaj e 19 ditë burg për përdhunimin e 21 grave në qytetin e Anapolis. Gjinekologu do të duhet të paguajë rreth 19 mijë euro si kompensim për dëmin moral për secilën prej viktimave. Mjeku gjinekolog u shpall përgjegjës për krimet e përdhunimit, abuzimit dhe ngacmimit seksual me mashtrim. Gjinekologu u arrestua në tetor 2021 gjatë operacionit për mashtrim seksual, të kryer nga policia civile e Goias. Mjeku dyshohet se u përpoq të mbrohej duke folur për një “teknikë më të plotë të historisë mjekësore” që do ta çonte në ekzaminime më të hollësishme të pacientëve. “Ajo që në fillim mund të duket si zell, rezulton të jetë një modus operandi për të maskuar qëllimin e shthurur të maskuar si një teknikë mjekësore. Ashtu siç ka bërë në konsultimet e viktimave (siç kanë raportuar në gjykatë), gjatë marrjes në pyetje gjyqësore i pandehuri është përpjekur të bëjë përshtypje te dëgjuesit duke shfrytëzuar emrat teknikë dhe mundësitë mjekësore”, ka shpjeguar magjistrati në motivimet e dënimit.



