Topuzi: Shqipëria më pak të ardhura për turistë për frymë. Formalizimi i tregut, një nga problemet madhore

Topuzi: Shqipëria më pak të ardhura për turistë për frymë. Formalizimi i tregut, një nga problemet madhore

Eksperti i turizmit, Zak Topuzi në një lidhje skype me MCN Economy deklaroi se Shqipëria ka kapacitete turistike, por që nuk siguron dot maksimumin.

Ai tha se Shqipëria ka më pak të ardhura për turistë për frymë, ndërsa bëri të ditur se vitin e kaluar u siguruan 2.2 mld të ardhura nga turizmi. Sipas tij, paketat tona duhet të plotësohen, duhet të ketë produkt turistik.

Në fakt që në 2018 në një konferencë është thënë se turizmi do jetë industria e së ardhmes. Kështu që numri është gjë e re ku secili vend ka marrë masat e tij për të përballuar këtë fluks. Shqipëria ka mbi 15%, tregon se numri i turistëve është rritur, vitin e kaluar turizmi siguroi 2.2 mld të ardhura, por duhen marrë masat sepse pa masat nuk merren rezultatet. Shqipëria pavarësisht se ka hapësira dhe kapacitete nuk arrin të sigurojë kapacitet akomoduese, me sezonalitetin e ulët që ne kemi, turistët e shumtë vijnë në periudhën qershor dhe gusht si dhe duhen shumë politika. Në fakt kjo nuk është çështje për të bërë shpikje, rezultatet janë të qarta, Shqipëria ka numër të lartë turistësh por ka të ardhura të pakta për turistë për frymë. Pra ne nuk arrijmë do të sigurojmë maksimumin për të marrë të ardhurat nga turisti. Paketat tona duhet të plotësohen, duhet të ketë produkt turistik.

Në vijim ai theksoi se 75% e turistëve që vijnë në Shqipëri janë nga Evropa Juglindore dhe se nuk kemi treguar kujdesin e duhur për veriun e vendit.

Që të kuptojmë se kush është lloj turizmit në Shqipëri duhet të merremi me shifrat, 75% e turizmit lidhet me Evropën Juglindore, pjesa e Ballkanin, dhe ky është kontingjenti kryesor që vjen në Shqipëri dhe lidhen me origjinën shqiptare por që s’janë rezidentë, gjysmën e përbën turizmi i Kosovës i cili ka ardhur gjithnjë në rritje. Ata na shpëtuan gjatë pandemisë, por ne në fakt nuk merremi seriozisht dhe nuk i paraprijmë këtij kontingjenti turistësh. Nëse do kemi një liberalizim të vizave për Kosovën atëherë pothuajse e gjithë industria turistike do ndodhet në vështirësi sepse Kosova do të kërkojë tregje të reja qoftë dhe për të parë për çdolloj arsye për të gjetur një treg të ri. Ne nuk jemi kujdesur për të përmirësuar korridorin e veriut të kemi marrë masa për të përmirësuar rrugën e cila është në periudhën qershor- gusht pothuajse e ngarkuar. Pra ne nuk po marrim masat e duhura për ti treguar turistëve kosovarë se ne jemi me ju.

Sa i përket menaxhimit të mbetjeve, i pyetur se si do menaxhohen këtë sezon, Topuzi tha se në fakt ka një përmirësim të dukshëm, ku sipas tij vitin e kaluar pastrimi i territorit ka qenë një nga aksionet kryesore të ministrisë dhe se është bërë një punë e mirë.

Kemi akoma mundësi për përmirësim. Një nga problemet kryesore të këtij viti është dhe formalizmi i tregut e cila në pjesën më të madhe punon me rregulla dhe standarde por një pjesë kryesisht hotele të vegjël ku bëhet fjalë për vila kemi bërë kërkesë për formalizmin sepse një njeri që fle në këto ambiente të pakontrolluara sigurisht që nesër mund të bëjë rrezik. Duke marrë parasysh një studim, gati 47% e hoteleve të vegjël janë jashtë kontrollit të taksave dhe ky është një problem madhor. Ky nuk është vetëm problem shqiptar, BE po përgatit një ligj ku do futen në kontroll dhe apartamentet të cilat aktualisht cilësohen informale dhe dëmtojnë hotelet e certifikuara.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy