Rusia arreston konsullin japonez për spiunazh

Rusia arreston konsullin japonez për spiunazh

Agjencia ruse e sigurisë FSB tha të hënën se kishte arrestuar një konsull japonez të dyshuar për spiunazh dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi.

Konsulli, Motoki Tatsunori, u lirua pas disa orësh ndalim, raporton Reuters. Zëdhënësi i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno tha se atij i kishin mbyllur sytë dhe e kishin trajtuar në një mënyrë frikësuese që sipas tij, është “një shkelje e qartë e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Tokio ka paraqitur një notë të fortë proteste për ndalimin e konsullit dhe ka sinjalizuar se mund të hakmerret, tha Matsuno në një konferencë për media të martën.

FSB deklaroi se konsulli u shpall person non grata pasi u kap duke marrë informacione sekrete mbi efektet e sanksioneve perëndimore në situatën ekonomike në lindjen e largët të Rusisë.

Ai tha se informacioni i klasifikuar, kishte të bënte me bashkëpunimin e Rusisë me një vend të paidentifikuar të Azisë, i cili ishte marrë në këmbim të një “shpërblim monetar”.

Japonia deklaroi se konsulli nuk po merrte pjesë në asnjë aktivitet të paligjshëm dhe do të largohet nga vendi deri të mërkurën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy