Bilardo në MCN TV/ Pano: Feja, e ngjashme me politikën. Çfarë mendoj për bashkëjetesën fetare në Shqipëri

Bilardo në MCN TV/ Pano: Feja, e ngjashme me politikën. Çfarë mendoj për bashkëjetesën fetare në Shqipëri

Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Denis Dyrnjaja në emisionin “Bilardo”, pastori Akil Pano pranoi se feja është e ngjashme me politikën.

Megjithatë Pano thekson se ka një dallim të madh mes fesë dhe besimit.

Teksa u ndalën te bashkëjetesa fetare në Shqipëri, për të cilën moderatori Dyrnaja u shpreh se ka një hipokrizi të thellë, Pano tha:   “Ka hipokrizi por s’është kolektive, është individuale. Për sa i takon bashkëjetesës, raporti s’është më individual, por mes komuniteteve. Nuk po flas për harmoni sepse është nocion i avancuar, por nëse do të ishim duke përjetuar të kundërtën e bashkëjetesës, do të thotë që radikaliteti mes grupeve fetare në Shqipëri do të prodhonte pasoja jo të vogla për familjet. Duhet të gëzohemi për faktin që shohim njëri-tjetrin në sy dhe pranojmë besimin e tjetrit”.

 

PJESË NGA BISEDA

Dyrnjaja: Pse i duhen të krishterëve këto sektëzime, grupime brenda tyre?! E shoh të ngjashme me politikën...

Pano: Në një farë mënyre edhe grupime të caktuara fetare janë të ngjashme me grupime politike, për sa i takon idesë së ndarjes së mendimeve, ideologjive, doktrinave, dhe praktikimeve. Ka sot në botë mbase disa mijëra grupime, sekte, kulte, izma të ndryshme brenda komuniteteve fetare dhe jashtë tyre. Të gjitha këto vijnë si përpjekje që njeriu të administrojë në duart e tija atë botë që ai s’mund ta rrokë, ta kapë, ta udhëheqë dhe drejtojë. Këtu është historia, gjeopolitika.

Dyrnjaja: Duket se feja është politikë totale.

Pano: Me shumë mundësi është e ngjashme.

Dyrnjaja: Është një politikë në kohën kur nuk ekzistonte politika.

Pano: Edhe kështu mund të jetë! Por ka dallim të madh mes besimit dhe fesë. Feja lidhet me këtë strukturim të organizuar, të traditës, ceremonive, rreshtimit në një grup të caktuar fetar. Kurse besimi është raporti individual midis njeriut dhe Zotit. Por që ky njeri raportit t’i japë kuptim ka nevojë edhe për traditën, komunitetin e besimtarëve, të mblidhet të dielën, ose ditë të caktuara të javës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy