Ku janë 60 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës?

Ku janë 60 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës?

Intervista e Arben Ahmetaj  ka dhënë një tjetër optikë mbi përfituesit e parave të inceneratorëve dhe kryesisht atij të Tiranës.

E gjithë vëmendja mediatike por edhe hetimore deri para deklaratave të ish numirt dy të qeverisë ishte fokusuar tek dy emra Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Dy biznesmenët  kishin ngritur një rrjet me kompani fiktive për të fshehur paratë që paguheshin nga buxheti i shtetit dhe bashkive për të grumbulluar mbetjet urbane në landfillin e Sharrës.

Përmendja e Blerim Hoxhës nga ish zëvendës kryeministri ka hapur një tjetër pistë nga ku priten të verifikohen nga SPAK lidhje të tij me zyrtarë apo të tjerë personat të cilët kanë fshehur paratë.

Gjithashtu, Ahmetaj hodhi akuza mbi kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj se ai është pronari defacto i inceneratorit të Tiranës. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama në intervistën e tij.

Por a kanë  vlerë për hetimin që po kryen prokuroria për këtë çështje duke qënë se Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie në rastin e inceneratorit të Tiranës.

“Të dhënat që jepen në intervista apo burime të tjera nëpër media mund të përdoren si indcie ose burime indirekte për të arritur tek provat që do përdoren në procesin penal. Disa pretendime që zoti Ahmetaj i tha në intervistën e tij mund te shërbjene si shtyse për prokurorinë për të verifikouar nëse ato qëndrojnë apo nuk qëndrojnë.”- Gent Trenova ish prokuror

“Ndodh një skenar në çfarë vendi ndodh që kryeministri kërcënon se do të eleminoj zëvendëskryeministrin me jetë dhe më pas ky I fundit ikën dhe tregon të vërtetën. Sot që ne flasim ajo dëhsmi ka patur një rëndësi shumë të madhe politike sepse ka çertifikuar ,ka faktuar të gjithë ata dokuemta qe ne I kemi bërë publikë.”- Belind Këlliçi ,Anëatr I Kryesisë së PD, Rithemelimi-

Puna më e vështirë e SPAK dhe misteri më i madh për tu zbuluar  në këtë histori është  gjurmimi i parasë publike dhe në rastin më të mirë kthimi i tyre në buxhetin e shtetit.

Por a mundet që të shkohet tek paratë në një kohë kur në llogaritë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të cilët i dinim si dy nga përfituesit kryesore deri tani nuk janë gjetur para.

“Një i penduar mund të shpjegojë më mirë të gjithë mekanismin se si është bërë shpërndarja e parave dhe ku janë interesat e palëve në të gjithë këtë proces. Mund të gjejmë kalime parash,transfertarsh nga një llogari në tjetrën ,nga një shtet në një tjetër por kjo do kërkoj shumë kohë . Kjo do kërkoj shumë kohë dhe dtë vështirësojë hetimet.”- Gent Trenova ish prokuror

Në gati 40  muaj hetime, SPAK nuk është në gjendje të thotë se ku kanë shkuar 72 milion euro të përdororua për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit dhe mbi 100 milion euro të paguara për kontratën e Tiranës nga shteti dhe kompanitë private të cilat depozitonin dherat aty.

Kontrata e inceneratorit të Tiranës është mamudhi i korrupsionit  i kësaj skeme mashtrimi të ngritur duke qënë se parashikohet të zgjasë 30 vite. Të ardhurat të shtrira në këtë kohë  parashikohen të jenë 331 milion euro, ndërsa investimi privat 128 milion euro, vlerë që duhet të financohej dhe të përfundonte veprën brenda 6 vitesh.

Sot inceneratori duhet të kishte përfunduar, por aty nuk ka asnjë gjurmë të tij dhe Sharra vazhdon vetëm të grumbullojë plehra siç ka bërë gjithmonë.

Institucionet në atë kohë kishin nguteje për të firmosur këtë kontratë në formën e  partneritetit publik -privat për dy arsye atë të emergjencës mjedisore që kishte qyteti i Tiranës dhe pamundësisë financiare të buxhetit të shtetit për të ndërtuar vetë inceneratorin.

Erion Veliaj në shkëlje të kompetencave si kryetar bahskie, në shkelje të ligjit për qeverisjen vendore rrëmben kompetencat e këshillit bashkiak dhe 5 bahskive të qarkut Tiranë dhe frimos vetë angazhimin financuar për 30 vite të bahskisë Tiranë në mars të vitit 2017. Çfarë ndodh ? Një vit më pas frmoset ankes kontrata nga veliaj jo vteme qe merre persipër të paguajë tarifnë e plotë për 30 vite 29 euro për ton. Por merr përsipër të flasifikojë të gjitha procedurat për pronësinë e tokës , përdhenien e lejes së ndërtimit.”- Belind Këlliçi ,Anëatr i Kryesisë së PD, Rithemelimi-

U gjet një kompani private që do të investonte paratë dhe kthimin e investimit do e bëntë gradualisht duke vjelë të ardhura çdo vit nga tarifa e depozitimit të mbetjeve.

E gjitha rezultoi një skemë mashtrimi. Paratë nuk u investuan, u morën nga kompania dhe inceneratori nuk u bë. Shteti ka paguar deri tani më shumë se 72 milion euro dhe kompanitë private për depozitimin e dherave mbi 40 milion euro. 

“Titullari në cdo rast prezumohet se ka dijeni që nga momenti që fillon procedrua pasi informaohet me shkirm dhe rruge te tjera se si po ecen kontrata” .”- Gent Trenova ish prokuror

Sipas hetimeve të SPAK qëllimi për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit ka qënë që në nisje të projketit.

Prokuroria ka zbuluar në kompjuterin e Klodian Zotos mënyrën se si ai bashkë me Mirel Mërtirin frynë kostot e investimeve që do të bënin nga 102 në 128 milion euro. Kjo është verifikuar nga disa emaile që Zoto i ka dërguar kompanive Paul Ëurth dhe Energy Recuperator.

“Të nderuar zotërinj, bashkëngjitur është plani real i biznesit dhe jo ai që i kemi dërguar shtetit. Me respekt, Klodian Zoto.” citohet në dosjen e SPAK në një email që ka dërguar Zoto.

Gjithashtu në dosje hetimore konfirmohen edhe mashtrime të tjera nga dyshja Mërtiri-Zoto dhe ekonomisti e Erton Kaleshi i cili sugjeronte ndryshimin e tarifave për disa zëra që të krijohej ideja se kompania kishte fitimin e ulët.

“Përshëndetje, bashkëngjitur po iu nis tabelën e llogaritjes së tarifës 29 euro/ton. Nëqoftëse do të zbatojmë të dhënat sipas planit të biznesit që kemi bërë, atëherë e ardhura për shoqërinë koncesionare do të jetë 14.46 euro/ton. Mendoj që të ulim të ardhurën e shitjes së skrapit, në mënyrë që marzhi i fitimit të shoqërisë koncesionare të ulet në evidentimin e tarifës.” shkruante Erton Kaleshi.

Nga analiza e librave të shitjes që ka bërë prokuroria, rezulton se koncesionari Integrated Energy Bv Spv ka arkëtuar deri në fund të vitit 2021,56.2 milion euron ku  54.7 milion euro janë nga bashkia e Tiranës.  Nga ky total prej 56.2 milion euro, 35.2 milion euro kanë shkuar për shoqërinë Integrated Technology Services, në pronësi të Klodian Zotos, për shërbime dhe punimet që ITS ka bërë për inceneratorin.

Një pjesë e këtyre parave kanë dalë jashtë kompanisë duke hapur shoqëri fantazmë të cilat faturonin inceneratorin, por paratë nuk i kishin pronarët e tyre, por Zoto, Mërtiri dhe zyrtarë të lidhur me ta.

Pronarët me letra të kompanive fiktive kanë thënë përpara prokurorisë se nuk e dinin që zotëronin firma që xhironin miliona euro.

“Nuk kam themeluar ndonjë operator ekonomik me emrin ‘Lumi 06’ dhe nuk kam dijeni se kush e ka themeluar dhe regjistruar këtë kompani. Unë nuk kam kryer ndonjë aktivitet tregtar në emër të kësaj shoqërie.” Lumturije Murati, e cila rezultonte me letra një nga kompanitë që prisnin fatura për kompanitë e dyshes Zoto-Mërtiri.

Ndërsa dritë hija më e madhe janë  dy llogari të Mirel Mërtirit të hapura në Zvicër dhe Bullgari për të cilat deri në këto momente nuk është ka asnjë raport nëse janë kontrolluar apo dërguar letër-porosi.

Nga koha e nisjes së hetimeve dhe deri në vendimin për sekuestrimin e inceneratorit, Bashkia e Tiranës ka paguar 34 milion euro për kontratën e inceneratorit.

“Në rastin konkret kryetari bashkisë së Tiranës por edhe kryetaret e bashkive elbasan dhe fier nuk mund ti shmangien përgjegjësisë penale pasi nuk behet fjalë për një prokurorim të rëndomtë.” .”- Gent Trenova ish prokuror

 

Paratë  vazhdojnë të jepen dhe sot, ndërsa përfituesit janë kompanitë nënkontraktore të Integrated Energy dhe kompanitë të cilat e zoterojnë atë.

Vitin që kaloi bashkia e Tiranës pagoi  10 milion euro për një vepër e dyshuar si korruptive,ndërsa opozita akuzon se po preken paratë nga taksa që mblidhen  për infrastrukturën arsimore . Këtë vit  projektohet të jepen 13 milion euro për kompaninë e sekuestruar Integrated Energy.

SPAK ka marrë disa vendime për inceneratorine Tiranës kryesorët janë ai i sekuestrimit të kësaj vepre dhe arrestimi i disa zyrtarëve në muajin dhjetor.

Dy zyrtarët e më të lartë të akuzuar për inceneratorin e Tiranës janë ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Bllakos dhe Vladimir Bezhanit, janë të vetmit që SPAK u ka gjetur se kanë përfituar para.

Kompania Artemis Farm në emër të bashkëshortes së Klodian Zotos ka paguar 121 mijë euro për  blerjen e një linje teknologjike për mbushjen e shisheve të birrës të fabrikës së babait të  Alqi Bllakos.

Ndërsa Vladimir Bezhani ka marrë në total një pagesë 75 mijë euro përgjatë disa viteve që ka punuar për kompaninë e Klodian Zotos.

Gjithashtu nga bashkia e Tiranës janë arrestuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke ndaluar deri në këtë hiearki sa i takon përgjegjësisë institucionale të bashkisë Tiranë.

Dukshëm SPAK është larg shifrave dhe zyrtarëve të lartë që dyshohet se janë pjesë e  korrupsionit në këtë rast. Prokuroria  ende nuk ka evidentuar të gjitha gjurmët,të gjthë përfituesit dhe shkelësit e ligjit nga ana e zyrtarëve.

Paratë në llogaritë jashtë Shqipërisë shkonin direkt në kompaninë Geogenix, kompania mëmë e Integrated Energy Bv Spv, e regjistruar në Hollandë, vend që ruan anonimatin e pronarëve.

Por tani jemi përballë zbardhjes së një pjese të pazëllit pasi ish numri dy i qeverisë Arbën Ahmetaj ka dhënë emër për një nga përfituesit kryesorë të inceneratorit të Tiranës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy