Vathi: Strategjia për turizmin të mbështetej në numrin real të turistëve, jo të vizitorëve (VIDEO)

Vathi: Strategjia për turizmin të mbështetej në numrin real të turistëve, jo të vizitorëve (VIDEO)

Operatori turistik Besnik Vathi në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se strategjia për turizmin duhet të bazohet mbi numrin e turistëve, jo të vizitorëve të huaj.

Ai e konsideron si të përshtatshme ndarjen në disa rajone të Shqipërisë.

Ndër të tjera ai shton se hotelet duhet të marrin përparësi në marrjen e zonave për plazhe, por shtoi se ka edhe zona që nuk kanë hotele.

Nëse do jepja një konkluzion do gabohesha, duhet studiuar strategjia në detaje se nga cila niset dhe ku synon të shkojë ne 5-vjeçarin e ardhshëm. Ndarja në disa zona është një ndarje e përshtatshme, pasi zona të ndryshme prezantojnë produkte të ndryshme, me cilësi të ndryshme, me problematika të ndryshme. Lidhur me strategjinë do kërkoja të mbështetej jo thjesht në numrin e vizitorëve të huaj. Shqipëria s’është se i ka vizitorët 100 për qind turistë, apo 95 për qind turistë. Sidomos vitet e fundit Shqipëria është vend tranzit. Shqipëria duhet të llogarisë turistët e huaj, jo vizitorët e huaj. Kjo është domosdoshmëri absolute për të qenë një strategji e mbështetur në një shifër reale. Është e nevojshme që hotelet të kenë përparësi në marrjen e zonave për plazhe, por Shqipëria ka edhe zona plazhesh pa hotele. Nëse do bëhej veçimi absolut që të marrin zona plazhesh vetëm hotelet, do mbeteshin shumë zona pa plazhe të organizuara, pa ofrim të shërbimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy