Rama tërhiqet nga projekti për riciklimin e mbetjeve

Rama tërhiqet nga projekti për riciklimin e mbetjeve

Qeveria është tërhequr nga projekti për riciklimin e mbetjeve, duke e futur për diskutim në Parlament dekretin e ish-Presidentit Nishani.

Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se ky vendim u mor jo se ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, apo ish-presidenti ka të drejtë, por është e drejtë e publikut që të mirëinformohet.

“Sa i përket çështjes së dekreteve, ne do të mbajmë një qendrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit të Shqipërisë dhe do të tërhiqemi nga projekti, si i tillë në këtë fazë pasi besojmë jo që ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo se presidenti i mëparshëm që ktheu projektin ka të drejtë por është e drejta e të gjithë qytetarëve që të jenë të mirinformuar për këtë projekt. Flas për projektin e riciklimit të mbetjeve  që nuk ka të bëjë asgjëkundi me gjithë spekulimet  dhe manipulimet për axhenda politike apo tërësisht pa lidhje me axhenden e integrimit të vendit. Kjo është një lëvizje në drejtim të qytetarëve. Na intereson që mos ngelet asnjë shqiptar pa u informuar se çfarë është në thelb projekti i riciklimit të mbetjeve në vend”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy