
Partia Demokratike ngul këmbë se maxhoranca po përpiqet të kapë organin e akuzës përmes zëvendësimit të kryeprokurorit Adriatrik Llalla. Në një dalje për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se Rama po përpiqet të fusë në dorë drejtësinë, në përpjekje për t’i shpëtuar ndëshkimit të saj.
“Manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj. Banalizo të vërtetën, sulmo mediat dhe opozitën. Këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundit dhe po bën gjithçka për të futur në dorë sistemin e ri të drejtësisë. Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Një prokuror i përgjithshëm i emëruar nga ai do të thotë fushë e lirë për krimin. Nuk mund të zgjidhet një prokuror i përgjithshëm me votën e Saimir Tahirit dhe të jetë i njëjti që heton Saimir Tahirin”, tha ai.



