Putin uron shqiptarët: Zhvillimi i marrëdhënieve tona, në interes të Evropës

Putin uron shqiptarët: Zhvillimi i marrëdhënieve tona, në interes të Evropës

Në 108 vjetorin Pavarësisë së Shqipërisë urim ka adhur dhe nga shteti rus. Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi që i ka dërguar dërguar Presidentit Meta. Ai shkruan ndër të tjera se është i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve tuaj lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Putin. 

Mesazhi i tij është bërë publiknë faqen e ‘Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy