
Zona e Divjakës synon të thithë investime nga Italia. Së fundmi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Ankonës ne Itali ku jetojnë rreth 1500 shqiptarë nga Divjaka. Kryebashkiaku Giovanni Zinni premtoi se do të angazhohet për realizimin e disa projekteve në Divjakë.



