Dëmet nga tërmeti në Kamëz/ Balla: Brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave

Dëmet nga tërmeti në Kamëz/ Balla: Brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Alket Hyseni dhe  kryetari i Bashkisë Rakip Suli, ishte sot në Kamëz për të parë nga afër gjendjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS-së, Balla thekson se vijon puna në terren për  inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe se  brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kamëz: Vijon inspektimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe në Bashkinë Kamëz. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Rakip Suli dhe deputetë ishim në disa zona të prekura. Ndërkohë fillon brenda javës ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy