Italia do të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve. Lajmi u bë me dije sot nga ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, pas një takimi koordinues në Farnesina.
"Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi," i tha Di Maio Njësisë së Krizave së bashku me ambasadorin italian në Ukrainë Francesco Zazo.
“Një tjetër gjest për të treguar mbështetje për popullin ukrainas, një mënyrë konkrete për të pohuar se diplomacia duhet të mbizotërojë”, tha kreu i Farnesina.
“Në ditët në vijim do të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme për transferimin në Kiev, gjithçka duhet bërë në kushte sigurie dhe në koordinim me partnerët e tjerë europianë”, konfirmon Di Maio.



